BOTA

“Perëndimi, luftë reale ndaj Rusisë”, Putin nxjerr armën e re: “Djalli” bërthamor, gati për përdorim

Rusia do të ketë gati për përdorim ‘djallin’ bërthamor. Këtë e konfirmoi vetë presidenti Vladimir Putin, para kadetëve të rinj të akademisë ushtarake në Moskë, të cilëve u foli për rëndësinë e triadës nukleare: tokë, ajër dhe det.

“Në një të ardhme të afërt, raketalëshuesit e parë të sistemit Sarmat do të futen në shërbim, të pajisur me një raketë të re dhe të fuqishme. Sistemet ajrore dhe detare të forcave strategjike bërthamor po përforcohen në mënyrë strikti, në përputhje me planin”, tha Putin.

Gjenerata e re e raketave balistike ndërkontinentale të Rusisë, Sarmat, që njihen dhe me emërtimin “Satan II”, është në gjendje që të mbajë 10 ose më shumë koka bërthamore. Rrezja operacionale është 18 mijë kilometra. Raketat e sistemit Sarmat lëvizin me një shpejtësi tepër të madhe dhe raportohet se janë të afta që të tejkalojnë çdo sistem të mbrojtjes të vendeve perëndimore, përfshirë dhe ato të NATO-s. Në fjalimin e tij, Putin konfirmoi se përforcimi i kapaciteteve të ushtrisë ruse mbetet një prioritet. Në anën tjetër, ministri i tij i mrojtjes, Sergei Shoigu, tha se fati i Rusisë po vendoset tani.

“Edhe njëherë, perëndimi kolektiv ka nisur një luftë të vërtetë kundër Rusisë, duke mos kursyer asnjë përpjekje për të shtypur vendin tonë. Po vendosen sanksione pa fund. Trazira dhe konflikte ushtarake po nxiten në shtetet fqinje. Asistencë e madhe ushtarake po i garantohen regjimit të Kievit”, tha Shoigu.

Presidenti Putin ndërhyri duke nënvizuar se edhe me ndihmat e mëdha ushtarake, Ukraina nuk po mundet të avancojë në kundërofensivën e saj. Lidhur me avancimet në terren ka folur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar se fushata e çlirimit të territorit po vijon, por më ngadalë nga se parashikohej.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago