Dy përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, mbëmjen e sotme (21 tetor), aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet pas përfundimit të konferencës së jashtëzakonshme.
Mësohet se dy punonjësit kërkojnë të kenë kontakt me ish-kryeministrin Berisha, për t’i komunikuar zyrtarisht vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Berisha akuzohet për veprën e korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim nga SPAK.