LAJME

Vdiq skulptori Luan Mulliqi

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare skulptori i njohur, Luan Mulliqi, ka njoftuar Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën Mulliqi ishte sekretar shkencor.

Siç ka njoftuar ASHAK-u, të hënën në orën 11:00 do të mbahet në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa nga ora 11:30 do të fillojnë homazhet.

Funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00.

Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.

Kush ishte Luan Mulliqi:

Luan Mulliqi lindi në Gjakovë në vitin 1953. Kreu studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë (1977), ndërsa studimet pasuniversitare në Beograd (1979). Ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1977 dhe më pas i disa asociacioneve të artistëve dhe të skulptorëve në SHBA. Mori pjesë në shumë simpoziume të skulpturës me karakter ndërkombëtar dhe botoi një sërë shkrimesh për skulpturë, për artet figurative dhe zhvillimet kulturore në Kosovë. Është autor i dy monografive për artin pamor në Kosovë. Krijimtaria e tij artistike përfshin skulpturën monumentale bashkëkohore dhe atë kombëtare, duke e transformuar në një stil modern. Hapi disa ekspozita personale (Beograd 1979, Çikago 1992, Dallas 1994, Nju-Jork 1995, Prishtinë 2008, Vjenë 2012, Timihoara 2014, Prishtinë 2016 etj.) dhe mori pjesë në shumë ekspozita kolektive jashtë vendit (Shqipëri, Kroaci, Holandë, Kanada, Japoni, Itali, SHBA, Gjermani, Indi, Maqedoni, Francë etj). Ishte fitues i disa çmimeve në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare: çmimi për skulpturë në Fakultetin e Arteve në Beograd (1978), çmimet “Mosha Pijade” (1979), “40 vjet revolucion” (1981), Bienalja e Vizatimit (1983), Salloni Pranveror (1985), shtatorja e “Nënë Terezës” (2000), “Skënderbeu, strateg dhe diplomat” (2004), të gjitha në Prishtinë, pastaj për monumentin e Nënë Terezës në Tiranë (2005), shtatoren e Fehmi Aganit në Prishtinë (2006) etj. Veprat e tij gjenden në disa galeri dhe muze të ndryshëm. Disa prej tyre janë pjesë e koleksioneve private si dhe të personaliteteve të njohura. Për disa vjet ishte ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës. Ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, ndërsa nga viti 2012 ishte anëtar korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sekretar i Seksionit të arteve dhe sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago