KRYESORE

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Mlladiqi u dënua, Serbia duhet t’i arrestojë edhe dy persona pa vonesë

Në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akuzoi Serbinë për mosbashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, e cila dje ia konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm kriminelit Ratko Mlladiq.

Ai e cilësoi historike ditën e djeshme, ndërsa u shpreh tejet i kënaqur me vendimin për dënimin e Mlladiqit.

“Sot është ditë historike. Mlladiq u dënua. Tridhjetë vjet më parë, ai dhe mbështetësit e tij filluan një fushatë të spastrimit etnik dhe ne kujtojmë veçanërisht ditën kur ata hynë në Srebrenicë dhe vranë njerëz. Ne jemi të kënaqur me punën e gjykatës që mblodhi prova. Verdikti i ardhshëm për Stanishiqin dhe Stamatoviqin”, tha ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit.

Ai theksoi se Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj, duke i bërë thirrje institucioneve serbe që t’i arrestojnë Millan Stamatoviqin (bashkëpunëtor i Mlladiqit) dhe Jovica Stanishiqin (ish-shef i UDB-së serbe), të kërkuar për frikësimin e dëshmitarëve.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer që Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj dhe nuk i ka arrestuar dy persona për frikësimin e dëshmitarëve. Serbia është anëtare e OKB-së dhe si vend me detyrime të rëndësishme ndërkombëtare, është e detyruar të bashkëpunojë me Gjykatën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë t’i arrestojë personat e kërkuar pa vonesë”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dje e ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin serb, Ratko Mlladiq. Kësisoj, është konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Gjykimi i gjeneralit të tmerrshëm serb filloi në maj të vitit 2012 dhe përfundoi më 15 dhjetor 2016. Ai u arrestua në Lazarevo në maj të vitit 2011, pasi u fsheh për 12 vjet dhe u ekstradua në Hagë. Më 25 korrik 1995, Prokuroria e Hagës ngriti aktakuzën e parë kundër Ratko Mlladiqit, në të cilën ai ishte së bashku me kriminelin tjetër, Radovan Karagjiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago