Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesditës në afërsi të Kishës së Laçit. A2 CNN mëson se është qëlluar me armë drejt një makinë pas një konflikti të çastit.
Nga të shtënat janë lënduar pesë persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. A2 CNN mëson gjithashtu se një nga të plagosurit është shitësi i qirinjve dhe të gjithë janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të lënduarit janë; Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj (shitësja). Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.