POLITIKE

Përgjigjja e Policisë për ish-krerët e UÇK-së – “mund të jetë vendimtare për lirimin e tyre me kusht”

Gjyqtari francez në Gjykatën Speciale, Nicolas Giju, pritet të ia nis një letër drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, për ta pyetur se cilat janë janë kapacitetet për zbatimin e një numri masash, në rast se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lirohen me kusht.

Krejt kjo, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit e cila pranoi ankesat e avokatëve dhe urdhëroi gjyqtarin Giju që të kërkojë sqarime shtesë nga Policia e Kosovës.

Policia në një përgjigje për RTK-në, ka thënë se nëse kërkohen sqarime dhe garancë shtesë nga Dhomat e Specializuara, janë të gatshëm të bashkëpunojnë për gjithçka.

“Policia e Kosovës është në gjendje të zbatojë në të gjitha aspektet në praktikë vendimin/urdhrin gjyqësor të nxjerrë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, nëse një gjë e tillë kërkohet me urdhër gjyqësor kërkohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Për avokatët në Kosovë, përgjigjja e Policisë mund të jetë vendimtare për lirimin ose jo me kusht të krerëve të UÇK-së.

“Është obligim i gjyqtarit të procedurës paraprake që të parashtrojë pyetje konkrete në drejtim të Policisë, në lidhje me zbatimin e kushteve që mund të imponohen në një vendim për lirim me kusht”, tha Çerkini.

“Gjykata nëse e aprovon lirimin me kusht mund të vendosë disa kufizime për të pandehurit, dhe do të kërkohet nga Policia që të jep garancione të qarta se mund ti zbatojnë ato masa në praktikë”.

Vendimi i Apelit, vlen njëjtë për Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Kurse, për ankesën e Hashim Thaçit, ende nuk ka vendim publik.

Vitin e kaluar Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët i akuzon për krime lufte.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago