LAJME

Përgjimet e ‘Tempullit’/ Si ra ‘Ujku i Cërrikut’ në kurthin e agjentit të infiltruar: Mallin e ke k***derr fare qafsha të gjithë

Report Tv ka zbardhur dosjen e megaoperacionit Tempulli për qytetin e Elbasanit, ku mes të arrestuarave është edhe personazhi i njohur i internetit ‘Ujku i Cërrikut’, Saimir Rexhepi. Ky i fundit ka rënë në kurthin e ngritur nga agjenti i infiltruar ‘Koli’, të cilit i ka shitur kokainë.

Në përgjimet e zbardhura nga Report Tv, ‘Ujku i Cërrikut’ i thotë agjentit se malli është shumë i mirë “Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku”.

Pjesë nga dosja
Më datë 08.09.2023, rreth orës 15.30 agjenti në mbulim me emrin e koduar “Koli” ka shkuar pranë një lavazhi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik dhe konkretisht në afërsi të rrugës që merr drejtimin për në zonën e Llixhave. Rreth orës 15.35 pranë agjentit afrohet një person i identifikuar si Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Ujku i Cerrikut”, i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra me ngjyrë jeshile, shapka të bardha dhe që në kokë mbante një kurorë. Ky shtetas pasi bisedon pak momente me agjentin, i dorëzon atij një send dhe më pas largohet në drejtim të brendësisë së lavazhit. Për këtë veprim është mbajtur procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental, i shoqëruar me fotografimin përkatës nga grupi i vëzhgimit.

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjenit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me perdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyre te bardhe të cilat per nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete lende narkotike e llojit Cocaine. U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 1.02 (një pik zero dy) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial unik A3005820. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekpertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasi i sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Përgjimi:
Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysmë është?
Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!
K: A është i mirë të paktën o vëlla ?
Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I vranë bashkëshorten dhe një fëmijë, por Mojtaba Khamenei është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…

6 orë ago
  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

18 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

20 orë ago