KRYESORE

Përhapet protesta kundër guvernatorëve që mbajnë karantinën, Trump i mbështet: Lironi Amerikën

Kur pardje qindra persona, disa prej tyre të armatosur, manifestuan para Parlamentit të Miçiganit kundër masave shtrënguese të guvernatores demokrate Gretchen Whitmer, U mendua për një akt i bujshëm dhe i paprecedent, por i izoluar.

Disa prej protestuesve mbante në dorë pankarta që sulmonin guvernatoren, dhe mbështesnin Trump.

Ndërkohë, protesta është përhapur pothuajse në çdo shtet të SHBA, veçanërisht aty ku guvernatorët janë demokratë, dhe analistët politikë filluan të dyshonin se operacioni “Grindlock”, siç u quajt rebelimi në Miçigan, ishte pjesë e një plani më të gjerë politik.

Virxhinia, Miçigani, Nju Xhersi dhe Kentaki dhe Minesota janë shtetet ku tashmë protestuesit duken më të shumtë dhe të organizuar në numër, dhe të gjithë këto shtete kanë diçka të përbashkët, guvernatorët e tyre demokratë.

Por dje presidenti Donald Trump zyrtarizoi mbështetjen e tij ndaj operacionit Grindlock, duke përdorur si gjithmonë ”cicërimat” e tij në Twitter, ku postoi një “Liberate Minnesota”, lironi Minesotën pra, i ndjekur nga mesazhe të ngjashme për shtetet e tjera.

Një mbështetje, kjo, që më shumë se me pandeminë e koronavirusit duket sikur ka të bëj me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor, ku sërish Trump dëshiron të luajë kartën e lirisë kundër burokracisë.

“Trump po rrezikon miliona njerëz, që mund të infektohen, si dhe po mbështet thirrjet për liri që mund të degjenerojnë në dhunë”, komentoi guvernatorja e shtetit të Uashingtonit, demokratja Jay Inslee.

Ndërkohë, disa shtete republikane si Teksasi dhe Florida kanë deklaruar se do të rihapin pjesë të aktiviteteve nga java që vjen.

Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara. Në foto, protestë në Virxhinia. në Kentaki. Miçigan, Minesota.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago