Përleshen rënd siranët dhe marokianët në Prishtinë

Disa shtetas të Sirisë dhe Marokut janë përleshur rënd mes vete dje në Prishtinë.

Për motive të panjohura në parkun e qytetit në Prishtinë janë përleshur në mes vete disa persona shtetas sirianë dhe marokenë.

“Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull sirian ku i njëjti është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.