LAJME

Përmbytjet e “shiut artificial” kthejnë rrugët në lumenj në Arabinë Saudite!

Automjete merreshin përpara nga uji kësaj jave në qytetet e Arabisë Saudite pas përmbytjeve të papritura, vetëm dy javë pas ngjarjes së ngjashme apokaliptike në Dubai për të cilën u fajësua modifikimi artificial i motit.

Pamje shokuese nga Arabia Saudite tregonin vërshimet në qytet pas reshjeve masive të shirave, në zonat që zakonisht janë të thata e të shkreta.

Rezidentë shiheshin të braktisnin makinat e tyre në qytetin Qassim – një nga zonat e goditura më rëndë ku automjetet tentonin të avanconin në afro 1 metër ujë.

Stuhitë e reshjeve vijnë teksa rajoni Gjirit Persik është përfshirë nga reshje të pazakonta prej mesit të prillit, që nuk janë parë në gadishull prej rreth 75 vitesh, shkruan rrjeti Daily Mail.

Parashikimet e motit vijonin të lajmëronin mot të keq në vazhdim në Qassim, ne kryeqytetin Riad dhe Medina pranë Detit të Kuq.

Stuhi e përmbytje kanë ndodhur dhe më parë në Arbinë Saudite veçanërisht në dimër, por zhvillimi i shpejtë i qyteteve ka lënë prapa sistemet e kanalizimeve që ka lejuar akumulimin e ujit.

Në orët para përmbytjeve ekspertët akuzonin se ishte një pasojë e teknikës së mbjelljes së reve, që përdoret gjerësisht në vend per shtimin e reshjeve. Por ekspertët hidhnin poshtë akuzat duke thënë se metoda artificiale mund të shtojë masën e reshjeve vetëm 10-30 përqind.

Ashtu si në rastin e përmbytjeve në Dubai ata fajësonin sistemet e dobëta të kanalizimeve dhe fenomenet e motit ekstrem.–Daily Mail–


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

7 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

9 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

10 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

11 orë ago