Të paktën 213 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Spanjë, ndërsa numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë me kalimin e orëve, pasi shpresat për gjetjen e të mbijetuarve shuhen.
Sot, Mbreti Felipe, Mbretëresha Letizia dhe kryeministri Pedro Sanchez pritet të vizitojnë Spanjën juglindore , e cila është goditur nga fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e fundit të vendit, sipas autoriteteve.
Të shtunën, Sanchez njoftoi vendosjen e një shtesë prej 5,000 trupash për të ndihmuar në kërkimin e personave të zhdukur, duke e çuar totalin në 7,500. Ky është “dislokimi më i madh i forcave të armatosura që ka ndodhur ndonjëherë në Spanjë në kohë paqeje”, sipas z. Sanchez.
Ushtarakut i bashkohen edhe 5000 policë dhe xhandarë që shkuan për të mbështetur 5000 kolegët e tjerë në terren. Këto përforcime priten me padurim në disa komunitete ku edhe disa ditë pas tragjedisë situata ende cilësohet si kaotike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Spanjoll (AEMET), reshjet në vende ishin të barabarta me ato të regjistruara “në një vit” brenda pak orësh.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…