POLITIKE

Përparim Avdili shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Cyrih

Shumë mërgimtarë shqiptarë kanë depërtuar në fushën e politikës në Zvicër, duke kandiduar nëpër kantonet ku ata jetojnë. Së fundmi, Përparim Avdili ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 13 shkurt 2022 në Cyrih dhe aktualisht ka hyrë në tremujorin e fundit të fushatës elektorale.

Përparim Avdili ka ardhur në Zvicër (Cyrih) si fëmijë njüëvjeçar. dhe prej vitesh është i angazhuar në politikën e vendit ku jeton. Nëse do të fitojë në zgjedhjet e 13 shkurtit, ky do tüë jetë mandati i tiuj i dytë në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.

Ai ishte politikani i parë shqiptarozvicran i cili ishte zgjedhur në këtë post, në vitin 2018. Është bërë i njohur për faktin se ka inicuar dhe realizuar me sukses disa iniciativa parlamentare, kryesisht në drejtim të avancimit të të drejtave të qytetarëve me prejardhje të huaj, në Cyrih.

“Nga qyteti, për qytet” Jam rritur këtu dhe për këtë arsye jam shumë i njohur me njerëzit e lagjeve Altstetten, Albisrieden dhe Grünau. Është shtëpia ime dhe do të doja të vazhdoj ta quaj shtëpinë time në të ardhmen – duke zbatuar perspektiva dhe vizione, të cilat kërkojnë angazhim afatgjatë për të siguruar zhvillim të zgjuar”, shkruan Përparim Avdili në rrjetet sociale.

Kujtojmë se politikani shqiptar është me profesion punonjës banke, ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale. /Albinfo.ch


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

15 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago