Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës.
Rama ka thënë se është i vetëdijshëm se përpara ka shumë sfida, por vullneti për ta shndërruar Prishtinën në një qytet të jetueshëm për të gjithë banorët e saj është shumë më i madh.
“Prej sot zëri i tyre dhe vullneti për me ia dashtë të mirën vendit tonë është ajo çka na bashkoi gjatë fushatës, për me andërru të bukurën me shpresu për një të ardhme më të mirë është forca që do të na duhet në vijim, ajo e unitetit, sinqeritetit e bashkimit.
Jam i vetëdijshëm që sfidat do të jenë të shumta, por vullneti për të bërë shumë punë është shumë fish më i fortë se çdo sfidë, sepse është dëshira e të gjithë neve. Nga sot ne u përvishemi punës, Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarve, artistëve e sportistëve, qytet plot gjallëri, i mençur, i gjelbër, e i digjitalizuar. U bëj thirrje të gjitha partive politike që të na bashkangjiten në qeverisjen tonë, për Prishtinën tonë”, u shpreh Rama para asamblistëve.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…