Pas reagimit të kryetarit të Vushtrisë, Xhafer Tahiri, ku thotë se Ministria e Drejtësisë refuzoi t’ia kthejë komunës pronën e ish “Motel Vicianum” ka replikuar sërish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu thotë se sot Xhafer Tahiri ka refuzuar që të ndërmarrë veprime në mbrojtjen e pronës publike.
Sipas saj, Policia e Kosovës nuk ka mundur të veprojë sepse Tahiri nuk ka lejuar Inspektoratin të shkojë në vendin e ngjarjes.
“Policia nuk ka mundur të veprojë sepse z.Tahiri nuk ka lejuar inspektoriatin të shkojë në vendin e ngjarjes me arsyetimin se “ne i kemi dhënë leje kompanisë”, duke injoruar kështu Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkëputje të kontratës i cili është mbi çfarëdo vendimi tjetër të Komunës” shkruan Haxhiu.
“Shpifjet e Xhafer Tahirit se kinse unë paskam refuzuar që pronën t’ia jap Komunës, shtojnë dyshimet që mosveprimi i tij është i qëllimshëm” shkruan ajo në Facebook.
Reagimi i plotë:
Sot, Xhafer Tahiri, ka refuzuar që të ndërmarrë veprime në mbrojtjen e pronës publike. Policia nuk ka mundur të veprojë sepse z.Tahiri nuk ka lejuar inspektoriatin të shkojë në vendin e ngjarjes me arsyetimin se “ne i kemi dhënë leje kompanisë”, duke injoruar kështu Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkëputje të kontratës i cili është mbi çfarëdo vendimi tjetër të Komunës.
Shpifjet e Xhafer Tahirit se kinse unë paskam refuzuar që pronën t’ia jap Komunës, shtojnë dyshimet që mosveprimi i tij është i qëllimshëm.
Unë nuk kam mundur të ndërmarrë asnjë veprim sepse rasti është duke u trajtuar nga Gjykata.
I bëj thirrje edhe njëherë që të mbrojë pronën publike dhe jo interesin privat!