Milaim Zeka, kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), ka dhënë një intervistë për lajmi.net.
Zeka në këtë intervistë ka zbuluar edhe detaje të cilat nuk janë bërë publike nga takimi i 1 qershorit i njohur si “Samiti i Berlinit”, nën patronatin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.
Pas këtij takimi, kishte filluar një përplasje publike mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, shkaqet e së cilës, asnjëherë s’u mësuan qartë.
https://www.facebook.com/lajminet/videos/1663907643743246/
“A e din ti çfarë dialogu është bërë mes Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Edi Ramës në Berlin në prezencë të kancelares?”, tha Zeka.
I pyetur se çfarë ka ndodhur dhe çfarë është folur në këtë takim më detajisht, Zeka ka zbuluar se çfarë ofendimesh kanë shkëmbyer mes vete kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
“S’ka çfarë me shpalosë, i kanë thënë njëri-tjetrit, ma hëngsh këtë e ma hëngsh atë. Imagjino, në prezencë të kancelares gjermane që Gjermania është super-fuqi dhe presidentit francez, kryeministri jonë i thotë Edi Ramës ma hëngsh ata, dhe ai i kthehet i thotë se je idiot e maskara”, tha Zeka.