Dy makina janë përplasur kokë më kokë në Rrugën e Arbrit, në Gjoricë të Bulqizës.
Në aksident është përfshirë një makinë e patrullës së policisë rrugore dhe një mjet tip Mercedes Benz.
Sipas policisë drejtuesi i makinës së policisë rrugore, Selami Lusha ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sensin e kundërt duke goditur mjetin tip Mercedes të drejtuar nga Zenel Murra.
Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër.
Të dy të lënduarit janë transportuar për në spitalin Rajonal të Peshkopisë ku po marrin ndihmën mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se punonjësi i policisë ka qenë në gjendje më të rëndë dhe pritet për tu trasportuar drejt spitalit të traumës.