Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë se dy avionë bombardues “Stratofortress”, që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, do të kryejnë sot një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Evropës Juglindore.
Në njoftim bëhet me dije se qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e ShBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore.
“Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon pranë”.
Avionët do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup, në Sheshin Skënderbej në Tiranë, bregut të Malit të Zi, dhe në Dubrovnik të Kroacisë.
Oraret:
Shkup 2:35-2:45 p.m.
Tiranë 2:50- 3:00 p.m.
Mali i Zi 3:05-3:15 p.m.
Kroaci 3:10-3:20 p.m.
“B-52H Stratofortress” është një avion bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh. Bombarduesi është i aftë të fluturojë me shpejtësi të lartë nën sonike dhe në lartësi deri në 15 mijë e 166 metra. Ai mund të transportojë armë bërthamore, si dhe raketa të llojeve të ndryshme të precizionit të lartë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…