Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ish-kryeministri nga Kosova, Ramush Haradinaj po vazhdojnë përplasjet mes vete.
Kjo ka ndodhur edhe sonte, ndërsa të du kanë qenë të ftuara në emisione të ndryshme politike.
E gjitha ka nisur kur Rama ka thënë se nuk e llogarit fare Haradinajn në paqe, veç për veprën e tij bërë në luftë.
“Ramush Haradinaj për luftën e ka statujën, por për paqen mos e fut se nuk ka lidhje”, ka deklaruar Rama në emisionin Pressing të T7, shkruan Reporteri.net.
Për këtë deklaratë të Ramës është pyetur Haradinaj në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, me ç’rast ka thënë se nervoza e Ramës është pasi ia ka bërë bajat, pasi ka pasur synim ta ndajë Kosovën.
“Në kohë lufte ia kam prish planet Millosheviçiq, kurse në kohë paqe ia kam prish Ramës. Ia kom bërë bajat, e kuptoj pse është nerovz me mu”, tha Haradinaj.