Përplasje në Elbasan, ‘i forti’ Ervis Çausholli godet e tenton të nxjerrë me forcë drejtuesin e ‘Golf’-it

Një përleshje fizike dhe ende e paqartë mbi motivet e konfliktit, ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit, ku një person që është identifikuar nga policia kriminale si Ervis Çausholli ose siç thërritet ndryshe si “Korçari”, i është vënë në ndjekje një automjeti tip “Golf”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:32 të mesditës së sotme, ku Ervis Çausholli, siç shihet edhe në këto pamje filmike i është vënë në ndjekje nga pasi një automjeti tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.A.