POLITIKE

Përsëritet skenari i “Air Albania”? Satelitët e Ramës dhe plani hapësinor i Erdogan

Deklaratat e kryeministrit për ngritjen e satelitëve shqiptar në hapësirë surprizuan jo pak ambientin politik dhe mediatik.

Por, kjo nuk është hera e parë që Edi Rama ngre sytë nga qielli. Në maj të 2017-s, kryeministri shpalosi idenë e të paturit një linjë ajrore shqiptare, me ndihmën e Turkish Airlines dhe presidentit Erdogan.

“Falenderojmë shumë zotin Elkir dhe presidentin Erdogan, falë ndihmës së tyre do ta realizojmë dhe këtë objektiv të madh tonin”, shprehej Rama.

Erdogan e mbajti fjalën. Një logo e re, flamuri kuq e zi dhe avionët e TurkishAirlines u bënë Air Albania, duke i dhënë Shqipërisë mundësinë për të patur një flotë të sajën, e cila edhe pse me numër të kufizuar mjetesh, nisi fluturimet në vitin 2019.

Sot, Edi Rama është përsëri me sytë nga qielli, por mendjen duket se vijon ta mbajë në Turqi, ku prestigjiozja “The Guardian” shkruan për një plan hapësinor 10-vjeçar të presidentit Erdogan, ambicia e të cilit përfshin prekjen e Hënës, si dhe lëshimin e satelitëve inteligjentë.

“Në janar Erdogan zhvilloi një telefonatë me Elon Musk, drejtorin e SpaceX, kompanisë private amerikane për eksplorimin e hapësirës, për të folur mbi bashkëpunimin me kompanitë turke. Në bashkëpunim me SpaceX, Ankaraja prezantoi gjeneratën ere të satelitit të komunikimit Turksat 5A, i cili do të përdoret si për qëllime civile ashtu dhe ushtarake”, shkruan The Guardian.

Vetë Rama nuk ka treguar si do t’i dërgojë satelitët shqiptarë në hapësirë, por eksperienca me Air Albania dëshmon se Türksat mund të bëhet lehtësisht edhe “Albsat”, mjafton një logo e re dhe flamur kuq e zi.

Për momentin Kryeministri pohon vetëm si do t’i përdorë ato. Përveç ndihmës për krijimin e kompanisë dhe flotës së AirAlbania, Erdogan e ka ndihmuar mikun e tij Edi Rama me ndërtimin në kohë rekord para zgjedhjeve të spitalit turko-shqiptar të Fierit. Lëshimi i satelitë në hapësirë mund të jetë hapi i radhës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago