Komisioni Zgjedhor Republikan në Serbi miratoi të premten që shkoi aktvendim për rivotim në 9 njësi zgjedhore në komunën e Bujanocit për zgjedhjet parlamentare.
Ky organ nuk tregoi arsyet reale, të cilat çuan në anulimin e zgjedhjeve në gjithsej 234 njësi zgjedhore në Serbi. Zgjedhjet në fjalë do të përsëriten më 1 korrik, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 20:00 të darkës.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ministri në detyrë i Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Cakaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc të dalin në zgjedhje për të mbështetur listën e Luginës së Bashkuar.
Dalja në zgjedhje sipas Cakaj është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për të ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. Kryediplomati shqiptar bën me dije se pas vizitës së fundit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore, sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.
Kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
“Natyrisht, marrë parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë, duhet theksuar se mbetet ende shumë, shumë, shumë për t’u bërë”, shton Cakaj.
Ai në fund thekson se Shqipëria do vijojë ta ketë vëmendjen tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Ne do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e vëmendje të shtuar për çështjet e shqiptarëve në Luginë”, shtoi Cakaj.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…