Sipas Dugollit, personat e dyshuar për vrasje janë të njohur për probleme edhe nga Policia e Kosovës.
Ndërsa Demirin e përshkruan si njeri të urtë e punëtor.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:00.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit”, tha Ahmeti. Bazuar në të dhënat fillestare, ajo theksoi se në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Ky është postimi i plotë i Dugollit:
Një lajm i rëndë sonte më tronditi.
Krisma armësh prishen qetësinë e fshatit tim. Bashkëvendasi im Qamil Demiri, veteran i UÇK-së, njeri i urtë dhe punëtor paska pësuar me jetë pas një zënke krejtësisht banale. Personat e dyshuar të vrasjes janë të njohur për probleme, jo vetëm nga popullata e kësaj ane, por edhe nga Policia, mirëpo kurrë nuk mund të besoja që mund të shkrepej armë mbi një njeri të tillë siç ishte Qamili.
Bashkëndjejë dhimbje të madhe për një humbje të tillë dhe ju shprehë ngushëllime familjes Demiri për këtë vdekje tragjike!
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…