POLITIKE

Personit që iu fal burgu nga Hashim Thaçi, pi shampanjë me Kadri Veselin

Granit Paçarizi, i cili është në mesin e tre personave, të cilit presidenti i vendit Hashim Thaçi i fali 1 vit nga dënimi me burg, është i afërt edhe me zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në rrjetin social Facebook, Paçarizi ka fotografi në të cilat duket bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli e kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.


Foto: Granit Paçarizi – Facebook
Granit Paçarizi ishte përfshirë në një përleshje masive në vitin 2013, ku kishte edhe persona të plagosur nga arma e zjarrit.

Paçarizi ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje për çka edhe ishte shpallur fajtor mirëpo prokurori e kishte rihapur rastin duke e akuzuar për të dytën herë Granit Paçarizin, mirëpo, kësaj radhe për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Granit Paçarizi në ndërkohë kishte ndihmuar në  zbulimin e një rasti të korrupsionit.

Ai kishte filmuar një takim me shoferin e prokurorit nërsa dyshimet për korrupsion në Prokurorinë e Prizrenit, të ngritura nga Paçarizi dhe familjarët e tij, bën që prokurori i krimeve të rënda Bajram Hamitaga të suspendohej nga detyra nën dyshimet se kishte kërkuar 5 mijë euro ryshfet.

Pas akuzës së dytë, reaguan familjarët e Paçarizit duke e akuzuar prokurorin Hamitaga se këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj tyre, pasi që ata nuk kishin pranuar t’i jepnin pesë mijë euro, të cilat ata thonë se prokurori ua kishte kërkuar borxh, pasi djalin e kishte të sëmurë.

Sipas Granit Paçarizit, prokurori Hamitaga ia kishte kërkuar të hollat babait të tij, Sadri Paçarizit, pasi prokurori e kishte dërguar një kositëse bari për ta ndrequr te Sadriu.

Babai i Granit Paçarizit, Sadriu kishte treguar për takimet me prokurorin Hamitaga gjatë kohës që prokurori po hetonte djalin e tij. Sadriu thotë se prokurori ua kishte kërkuar pesë mijë euro borxh me arsyetimin se e kishte djalin e sëmurë./kallxo.com/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago