Nuk ka përmirësim, përkundrazi shifrat rriten frikshëm. 627 viktima të tjera janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit nga koronavirusi, ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 4670.
Sipas shefit të Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli tashmë numri i viktimave në Itali ka shkuar në 4032, dhe bilanci i sotëm është më i rëndi që nga fillimi i emergjencës.
Të shëruarit janë rritur me 689 më shumë duke shkuar në 5129, ndërkohë që numri total i të infektuarve ka shkuar në 37 860.
Një thirrje e drejtpërdrejtë ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndaj të rinjve, të cilët vijojnë të sfidojnë masat e rrepta për parandalimin e epidemisë. OBSH i kërkon të rinjve që të qëndrojnë në shtëpi pasi dhe ata janë të rrezikuar nga ky koronavirus i ri.
Shumë rajone të Italisë tashmë kanë nisur të aplikojnë masa më të rënda kufizuese duke mos lejuar banorët të dalin në parqe dhe xhiro me biçikletë, madje në Lombardi është dislokuar dhe ushtria për të detyruar banorët që të qëndrojnë në shtëpi.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…