LAJME

Pesha e rëndë e librave, çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët

Pesë kg peshoi çanta e Xhoanës me vetëm 3 libra vitin e kaluar. Me nisjen e vitit të ri shkollor shqetësimi i prindërve për fëmijët është edhe pesha e rëndë e librave. Nga shkolla “Kosova”, gazetarja e A2 CNN, Anxhela Celibashi bisedoi për këtë problem me Xhoanan, nënën e saj dhe fizioterapistin Kleton Kadillari. Prindërit e Xhoanës e kanë gjetur zgjidhjen me notin dhe lëvizjen me biçikletë për të çuar vajzën e tyre në shkollë, por çfarë duhet të bëjnë prindërit e tjerë për këtë problem.

Në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN, fizioterapisti Kleton Kadillari tregoi se cilat janë shenjat kryesore që nuk duhen neglizhuar nga prindërit.

“Prindi duhet të bëjë ekzaminim bazë te çdo fëmijë mund të të shohë asimetrinë në trup, të shohë devijimet e para muskulare, ndryshimet në nivelet e supeve, devijim i kockave të legenit dhe një gungë të pjesa e shpatullave. Çdo prind ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Nëse vihet re një gjë e tillë mund të kontaktohet specialisti”, citon A2 fizioterapistin.

Sipas tij, vitet e fundit ka një ndërgjegjësim të shtuar nga prindërit sa i përket këtij problemi, por ai sugjeron që pesha e librave nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore.

“Kapaciteti që kanë fëmijët për të mbajtur peshë ose mundësia e muskujve të tyre nuk e përballon peshën e çantës. Edhe pse e lidhim peshën e çantës Ka shumë studime që thonë që çanta nuk shkakton drejtpërdrejt probleme, por një peshë e rëndë e shtuar mund të rrisë predispozitën e këtyre fëmijëve për devijim të shtyllës kurrizore, si skolioza. Dy-tre vitet e fundit ka një interes të shtuar të prindërve për të sjellë fëmijët për konsulta e ekzaminime rutinë  për shkak të informacionit. Sugjerohet që pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10% të peshën trupore të fëmijëve”, deklaroi për A2 Kleton Kadillari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

9 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago