Peshkopi i Kishës Ortodokse Malazeze (KOMZ), Boris Bojoviç, zëvendës i Metropolitit Mihailo, i cili do të marrë pjesë në përvjetorin e 26-të të gjenocidit të Srebrenicës, tha se për hir të një bashkëpunimi të mirë dhe paqes në gjithë rajonin, duhet pranuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.
Në një deklaratë për AA, Bojoviç tha se pas rezolutës së miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi mbi gjenocidin në Srebrenicë, e cila u votua nga shumica e anëtarëve të opozitës dhe pozitës, ata erdhën si një delegacion i madh, i përbërë nga 40 vetë, për të nderuar viktimat e pafajshme në gjenocidin e Srebrenicës.
Ai theksoi se ata janë këtu për të dërguar mesazhin se kurrë dhe askund në planet nuk duhet të ndodhë një gjenocid i tillë.
“Mendoj se për hir të bashkëpunimit të mirë dhe paqes në gjithë rajonin dhe në gjithë Ballkanin, ne së pari duhet të pranojmë gabimet tona dhe të pranojmë se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë, dhe pastaj të fillojmë të bashkëpunojmë për hir të brezave të rinj që do të vijnë dhe kurrë të mos ndodhë përsëri asnjë krim dhe asnjë gjenocid, sepse feja dhe kombi nuk duhet të jenë kurrë arsyeja e ndonjë konflikti dhe mohimi”, tha Bojoviç.
Sot, në Potoçari, afër Srebrenicës, po mbahet një përkujtim dhe ceremonia e varrimit të 19 viktimave të tjera të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë të kryer në korrik 1995.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…