Një aeroplan ukrainas që u rrëzua në Teheran duke marrë jetën e 167 pasagjerëve dhe nëntë anëtarëve të ekuipazhit u rrëzua gabimisht nga “sistetmi anti-ajëror iranian”, tha një zyrtar i Pentagonit.
Zyrtarët iranianë njoftuan se pilotët nuk raportuan për një mosfunksionim, por dëshmitarët thanë se avioni ishte përfshirë në zjarr para rrëzimit të tij.
Dy zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti i thanë AP-së se Avioni Boeing 737-800 i fluturimit PS752 “me shumë gjasë” është rrëzuar nga një raketë anti-ajrore iraniane.
Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu komentoi incidentin tragjik kur foli me gazetarët, duke përmendur se “dikush mund të kishte bërë një gabim”, pa e sqaruar më tej.