FOTO&VIDEO

Petku i bardhë i dëborës ngrin Greqinë, probleme në qarkullim dhe furnizimin me energji

Greqia është paralizuar nga një stuhi e paprecedentë dëbore. Këto automjete nuk janë të parkuara, por janë të braktisura në autostradë nga shoferët pasi u bllokuan nga ngricat dhe dëbora.

“Tentuam të lëviznim nga pak përpara, por nuk mundëm. Ngecëm këtu që prej mbrëmjes së kaluar. Kaluamgjithë natën këtu. Ishte shumë ftohtë”, thotë një shofer.

“Kemi ngecur këtu prej 24 orësh. Situata është e pashpresë. Shtetit duhet t’i vijë turp.”, shprehet një tjetër.

Qeveria greke pranon fajin dhe u kërkon falje qytetarëve që nuk u angazhua t’i paraprinte stuhisë së paralajmëruar nga meteorologët.

“Problemet po zgjidhen nga çasti në çast, me ndihmën e të gjitha forcave tona. Situata po përmirësohet dhe shpresojmë që sa më shpejt të mos kemi asnjë të bllokuar nga dëbora”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Civile, Christos Stylianides.

Disa udhëtarë u plagosën nga një tren që tentoi të lëvizte. Përveç problemeve në qarkullim, qytetarët grekë përjetuan dhe mungesa të energjisë elektrike. Sasi e dëborës ka shkuar mbi 1 metër, në disa zona të kryeqytetit Athinë edhe në 1 metër e gjysmë.

I ftohi dhe ngricat nuk i ndaluan këta të rinj që mes të një stuhie të bënin dhe pak plazh. Qeveria greke ka mbyllur gjithçka, përveç shërbimeve thelbësore si supermarketet, furrat e bukës, farmacitë dhe pikat e karburantit, duke shpallur dy ditë izolim për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës. Meteorologët parashikojnë që vala e të ftohtit të zgjasë deri në fundjavë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago