Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) në Kosovë, Slobodan Petroviq, ka treguar se si vijoi procesi zgjedhor i 6 tetorit ndërsa shfaqi pakënaqësitë e tij lidhur me rezultatet.
Petroviq ka deklaruar se ka pasur vjedhje industriale votash në komunat me shumicë serbe.
”Kjo është dukuri që shfaqet për herë të parë dhe ajo që mendojmë para së gjithash është se mashtrim i opinionit në raport me problemet – vjedhjen më të madhe që është bërë gjatë procesit zgjedhor këto vota 3700 nuk është se kanë ndonjë ndikim në këtë proces zgjedhor”.
”Ajo që nga disa javët e kaluara kemi paralajmëruar se do të kemi një skenar të tillë, nuk ua kanë paraqitur institucioneve përkatëse por ajo që së paku për ne e morëm si një shfaqje në mënyrë që vëmendja të kthehet jo aty ku kemi pasur një vjedhje më të madhe të votave”.
”Kam dosje plotë dëshmi, janë të dhëna nga KQZ dhe janë shkresa origjinale nga vendvotimet, ajo që është evidente, procesverbalet nuk përputhen me kutitë dhe numrin e votave”.
”Po del që kemi nga dyproces verbalë, madje kemi procesverbale me dy numra të ndryshëm. Kemi dy fenomene, Lista Serbe ka më shumë vota tash se në ato paraprake, dhe ka pasur një rrethanë edhe më të vështirë të rënduar sepse ka qenë kusht të votohet vetëm me letërnjoftim të Kosovës dhe partitë tjera kanë pasur shumë pak vota dhe disa komuna kanë pasur një numër të vogël të votave. Lista Serbe ka një numër më pak të votave”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…