Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka bërë me dije se vendi ndodhet në një krize tërësore uji dhe mjerisht, ata duhet të ndërpresin furnizimin.
“Po përballemi me një krizë të rëndë dhe të paimagjinueshme uji. Nëse dikush ka një zgjidhje, duhet të dalë përpara. Mjerisht, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ndërpresim ujin”, raportohet të ketë thënë Pezeshkian në një konferencë për media.
Nga ana tjetër, një alarm e ka ngritur edhe ministri i Brendshëm iranian, Eskandar Momeni.
Teherani sipas tij ka arritur çdo limit të mundshëm, veçanërisht në lidhje me furnizimin me ujë. Si ujësjellësit nëntokësorë, ashtu edhe digat sipërfaqësore, janë nën presion të madh.
“Qëllimi ynë është së pari të ndalojmë dhe pastaj të përmbysim rrjedhën e njerëzve në Teheran”, përmendi Momeni në një intervistë televizive.
Detajet rreth këtyre deklaratave ndërkaq ende nuk kuptohen qartë, por duket se Irani ndodhet vërtetë në një krizë të madhe uji.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…