FOTO&VIDEO

Pjesëtari i FSK-së i ndaluar për dhunë, kërcënon policët: E shihni kush jam unë, me juve merrem personalisht

Ushtarët e FSK-së konsiderohen si persona me vlera të larta personale e profesionale, që respektojnë shtetin, familjen dhe kolegun, por duket se një nga ata ka qasje me ndryshe ndaj familjes dhe Policisë.

Bëhet fjalë për ushtarin A.L, nga Drenasi, i cili përveç se dyshohet se shkaktoi dhunë në familje, ai kreu edhe një veprim tjetër të ndëshkueshëm nga ligji, pikërisht kur u dërgua në mbajtje për veprimin e parë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur dje, orët e pasdites, pasi pjesëtari i FSK-së përfundoi në prangat e Policisë, si i dyshuar për dhunë në familje. I njëjti, pas arrestimit, u ndalua me urdhër të prokurorit për 48 orë, vendim ky që vetëm sa e tensionoi situatën.

Pjesëtari i FSK-së po dyshohet se ka fyer dhe kanosur seriozisht tre zyrtarë policorë, në hyrje të qendrës së ndalimit, duke iu drejtuar me fjalët “s’jeni njerëz, pasi të dal nga këtu do t’i marr emrat e juaj dhe do të merrem personalisht me ju… e shihni kush jam unë”.

Gjithçka dyshohet se ndodhi te hyrja e Qendrës së Mbajtjes, kur i dyshuari refuzoi t’i jap dokumentet e identifikimit. Përveç kësaj, ai ka refuzuar edhe të marrë trajtim mjekësor.

Përballë këtij kërcënimi, zyrtarët policorë e kanë njoftuar Prokurorinë dhe ndaj të njëjtin prokuroria e ngarkon me veprën penale “kanosje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

7 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago