Shërbimet izraelite thanë se rreth 60 persona u plagosën të dielën si pasojë e një sulmi me dronë në qytetin qendror të Binyamina-s. Tre prej të plagosurve paraqiten në gjendje kritike për jetën.
Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban mori përgjegjësinë për një nga sulmet me më shumë pasoja ndaj Izraelit, në një vit lufte.
Mediat izraelite njoftuan se dy dronë ishin lëshuar nga Libani dhe ushtria njoftoi se një prej tyre ishte interceptuar.
Hezbollahu tha në një deklaratë se kishte vënë në shënjestër një kamp ushtarak izraelit që përdoret për stërvitje në shenjë hakmarrje për dy sulme izraelite ndaj Bejrutit të enjten, që shkaktuan vdekjen e 22 personave.
Kjo ishte hera e dytë, brenda dy ditësh që një dron godet brenda Izraelit. Të shtunën, gjatë festës së Yom Kippurit, një dron goditi në periferi të Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale, por jo të vrarë apo të plagosur.
Kujtojmë se shteti hebre pritet të godasë Iranin si një akt hakmarrjeje ndaj një sulmi me raketa balistike në fillim të këtij muaji, por mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Nga ana tjetër Irani ka thënë se do t’i përgjigjet çdo sulmi izraelit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…