LAJME

Plagosja në Gjakovë: Ish-dhëndri e goditi me armë zjarri në këmbë viktimën – pas të shtënave iku nga vendi i ngjarjes

Nga gjuajtjet me kallashnikov sot në rrugën “Yll Morina” tek salloni i bukurisë “Almira Nails” në komunën e Gjakovës, mbeti i plagosur i riu Jetmir Ukëhaxhaj. Siç mëson Gazeta Sinjali Ukëhaxhaj është plagosur në këmbën e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës teksa konfirmoi rastin për Sinjalin gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me ç’rast Policia është vënë në kërkim të tij.

Ndërsa, siç mëson Sinjali nga burimet e veta i dyshuar për plagosjen e Ukëhaxhajt, i cili është ende në kërkim të Policisë së Kosovës është Kushtrim Beqa, ish-dhëndri i viktimës.

Deri më tani nuk dihen arsyet që çuan dyshen në këtë konflikt ku u përdor edhe arma e zjarrit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se “policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elezaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

3 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

4 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

4 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

5 orë ago