BOTA

Plani për ndarjen e Palestinës, Smotrich: Bregu Perëndimor nuk do jetë pjesë e Rripit të Gazës

Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës mund të ndahen në mënyrë që të mos jenë kurrë një shtet. Këto janë planet e Ministrit izraelit të financave, Bezalel Smotrich.

Zyrtari i lartë i Izraelit dhe personi kyç në qeverisjen e Benjamin Netanyahut, e ka paraqitur planin para një muaji gjatë një takimi me Kabinetin e Luftës në Izrael, citon CNN. Smotrich, tha se mënyra për të parandaluar një shtet palestinez që do të rrezikonte shtetin e Izraelit ishte zhvillimi i vendbanimeve hebraike. “Qëllimi është të ndryshohet ADN-ja e sistemit për shumë e shumë vite”, citohet të ketë thënë ai gjatë mbledhjes.

Gjykata e Lartë e Izraelit e përcakton kontrollin izraelit mbi Bregun Perëndimor si një okupim të përkohshëm ushtarak dhe jo si aneksim të territorit nën një administratë civile. Por Smotrich, i cili vetë jeton në një vendbanim në Bregun Perëndimor, ka kundërshtuar krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ai gjithashtu ka mbrojtur prej kohësh zgjerimin e vendbanimeve hebreje që konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Në fjalimin e tij prej rreth gjysmë ore, Smotrich tha se ai ishte në gjendje “të bindte kryeministrin”, Benjamin Netanyahu, për krijimin e një administrate civile në Bregun Perëndimor.

Izraeli ka zgjeruar vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë dekadave, pavarësisht nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh paqeje me palestinezët në vitet 1990, të quajtura Marrëveshja e Oslos, që parashikonte krijimin e një shteti të pavarur palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza, si pjesë e një marrëveshjeje të negociuar. zgjidhjen e konfliktit izraelo-palestinez.

Ndërkohë, viktima të shumta civile janë shkaktuar në Rafah si pasojë e bombardimeve izraelite. Të paktën 25 persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, theksojnë zyrtarët shëndetësorë në Gaza. Viktimat në Rafah kanë rritur shqetësimet në OKB, të cilët kërkojnë me këmbëngulje të parandalojnë një ofensivë të re izraelite, por këtë herë ndaj Hezbollahut në kufirin me Libanin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago