FILE PHOTO: German army battle tank Leopard 2 returns after NATO enchanced Forward Presence Battle Group Lithuania exercise in Pabrade military training field, Lithuania, May 17, 2017. REUTERS/Ints Kalnins
Gjermania po ecën me ritme të për të zbatuar një plan sekret ushtarak për një konflikt të mundshëm me Rusinë, shkruan Wall Street Journal.
Plani, i njohur si OPLAN DEU, është një dokument i klasifikuar prej rreth 1 mijë e 200 faqesh, i hartuar nga një grup oficerësh të lartë gjermanë që prej më shumë se dy vitesh në garnizonin Julius Leber në Berlin.
Dokumenti përshkruan një operacion gjigant logjistik që do të kishte në qendër territorin gjerman: lëvizjen e deri në 800 mijë trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s drejt lindjes në rast të një agresioni rus.
Ai specifikon portet, hekurudhat, autostradat, urat dhe pikat kritike që do të përdoreshin për të dërguar forcat në front, si dhe mënyrat e mbrojtjes së tyre gjatë tranzitit.
Sipas analizës së WSJ-së, plani shënon rikthimin e Gjermanisë në një mentalitet të epokës së Luftës së Ftohtë, ku dallimi midis sferës civile dhe asaj ushtarake fillon të zbehet.
Përveç sfidave të kapacitetit ushtarak, Berlini duhet të ripërdorë ose rindërtojë infrastrukturën civile për përdorim të mundshëm ushtarak – nga portet e deri te autostradat që dikur ishin dizajnuar edhe si pista uljeje emergjente.
Zyrtarët gjermanë paralajmërojnë se Moska mund të jetë e gatshme të sfidojë NATO-n deri në vitin 2029, ndërsa veprime të fundit të inteligjencës dhe akte sabotimi në Evropë ngrejnë shqetësimin se një përplasje mund të vijë edhe më herët.
Qeveria gjermane tashmë ka nisur ushtrime të përbashkëta me sektorin civil, testime logjistike dhe modernizime të shpejta infrastrukturore, ndërsa firmat private si Rheinmetall po inkorporohen drejtpërdrejt në arkitekturën e re të mbrojtjes.
“Qëllimi nuk është lufta”, citon Wall Street Journal një nga autorët e planit, “por parandalimi i saj, duke bërë të qartë se një agresion ndaj nesh nuk do të ketë sukses”.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…