POLITIKE

Plas sherri, Marku-Shehajt: Je matrapaz, standard i ulët krahasuar me Bashën

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Deputeti Agron Shehaj u shpreh kundër deklaratës së Bashës për mos mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa tha se Berisha nuk do të tërhiqet dhe se do vijojë mbledhjen e firmave të delegatëve të Kuvendit.

Ndërkohë, analisti Mark Marku kritikoi qëndrimin e Shehajt, duke theksuar se deputeti nuk pati guxim të mbante fjalim në Kuvendin e fundit të PD.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Basha nuk besoj se do të tërhiqet. Kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Do përfundojë që secili do e interpretojë në interesin e vet, nuk do mendojë njeri për PD dhe Shqipërinë. Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë.

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Tani të mbash një Kuvend Kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin persona, më vjen keq. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim.

Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar.

Shehaj: Je mirë nga mëndja ti?

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago