POLITIKE

Plasin shakatë në Serbi me djalin e Vuçiqit: S’e kemi më vetëm Zonjën e Parë, por edhe të Birin e Parë

E dërgoi të birin e tij për të marrë pjesë në Ditën e “Republika Srpska”-s në Bosnje-Hercegovinë, ditë kjo e shpallur jo-kushtetuese në nivelin shtetëror si prelud i spatrimit etnik dhe gjenocidit në BeH, shkruan Insajderi.

Por, një gjë të tillë ka zgjuar edhe shaka brenda Serbisë, ku shkencëtari politik serb Boban Stojanoviç tha se “pas institucionit jo formal të Zonjës së Parë tash duket se kemi edhe institucionit të Birit të Parë”.

Paraqitjen e të birit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në rresht me delegacionin serb në festimet e kësaj dite famëkeqe ai e quajti “të paprecedentë”.

“Është irrelevante nëse ishte pjesë e delegacionit ose jo. Ai u shfaq aty në rresht me ministra të qeverisë serbe si Darija Kisiç. Çfarë po bënte aty, si shkoi, kush e thirri?”, tha ai për televizionin “N1”, përcjell Insajderi.

Derisa tha se Danillo Vuçiq është në moshë të pjekur dhe Vuçiq s’mund ta ndalojë të merr pjesë, ai rikujton edhe pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror të futbollit teksa ai në tribunë shihej me kriminelë. “As aty s’ka mundur ta ndalonte”, tha ai me ironi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

1 orë ago
  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

8 orë ago