LAJME

Plazhi nis herët, kosovarët “nuk e tradhëtojnë” Shqipërinë, 16 mijë hynë në fundjavë

Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht këtë vit pritet që sezoni turistik në vendin tonë të jetë i mbarë. Si çdo vit shqiptarët e Kosovës edhe këtë sezon do të jenë të shumtë për nga numri.

Kjo referuar edhe numrit të hyrjeve nga dogana e Morinit. Rreth 16 mijë shtetas kosovare dhe 6 mijë mjete kaluan në Shqipëri këtë fundjavë duke shënuar një numër të lartë të hyrjeve në prag të fillimit të sezonit turistik, ndërkohë që bregdeti po preferohet jo vetëm për plazh por edhe peshkim.

Bregdeti po preferohet jo vetëm nga kosovarët por edhe shtetas të vendeve të rajonit si Serbia, të cilët thonë se ujërat e bregdetit shqiptarë kanë vlera kurative në shëndet, ndërsa veçojnë si të preferuar për pushime Durrësin.

Ndërkohë prag festa e Fiter Bajramit ka sjellë edhe emigrantët kosovarë që jetojnë e punojnë në Europë, të cilët vijnë përmes vendit tonë për të festuar bashkë me familjet në vendlindje.

Në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë këtë fundjave nuk pati radhë apo pritje. Kjo edhe nga zbatimi i marrëveshjes së dy qeverive për lëvizje të lirë e pa kontrolle gjatë fundjavës, e cila  për vitin e tretë të zbatimit do të aplikohet edhe gjatë gjithë ditëve të sezonit turistik 2024.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

8 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

11 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

11 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

12 orë ago