POLITIKE

Plenkoviç përsëri i drejtohet Vuçiçit për personat e pagjetur – “Presim përgjigje nga Beogradi”

Gjatë takimeve në samitin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilit i ka kërkuar që Serbia duhet të përgjigjet për fatin e personave të pagjetur nga lufta, përkatësisht 1 mijë e 858 qytetarë kroatë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

“I kërkova së pari që të zgjidhë çështjen e librave shkollor ku kroatëve praktikisht u mohohet gjuha e tyre. Më tha se do të sheh se çka mund të bëjë. Ndërsa tema tjetër ka qenë fati i të pagjeturve. E ajo është tema më e rëndësishme. Presim nga Beogradi të na përgjigjet”, u përgjigj kryeministri kroat për gazetarë.

Plenkoviç përsëriti se Kroacia është pro anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke shtuar se ai kishte disa takime të shkurtra joformale me kolegë të shumtë.

Ndërkaq edhe javë më parë Andrej Plenkoviç, në një konferencë për media ka deklaruar se Kroacia është duke e shqyrtuar ngritjen e një padie të mundshme kundër Serbisë për reparacione të dëmeve të luftës.

“Çështja e reparacioneve të dëmeve të luftës dhe një padi të mundshme ndaj Serbisë është ngritur në nivelin bilateral. Ministritë dhe ekspertët janë të përfshirë në këtë proces. Ne s’e kemi harruar atë gjë. Është shumë e rëndësishme se Lufta për Atdheun tonë është përtej çdo diskutimi në Kroaci por edhe ndërkombëtarisht”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit kroat.

Andrej Plenkoviç ka thënë se njerëzit e pagjetur në luftën e viteve 1991-95 dhe ata të keqtrajtuar në burgje, shteti kroat nuk i ka harruar.

Gjithashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet për të zhdukurit në luftë.

“Ne ende jemi duke kërkuar dhe pyetur Serbinë për fatin e 1 mijë e 858 personat e pagjetur. Familjet e tyre janë ende gjallë. Ne jemi të prekur nga dhimbja kur kemi ditën përkujtimore të Personave të Pagjetur, të atyre që ende nuk e dinë ku i kanë anëtarët e familjes”, u shpreh Ministri i jashtëm kroat, rapoton e përditshmja kroate “Jutarnji list”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago