Një njësi ruse pro-ukrainase tha të enjten se luftëtarët e saj shkatërruan dy nga depot e municioneve të Moskës në rajonin Kursk të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Legjioni i Lirisë së Rusisë (LSR), një grup vullnetar i milicisë që po lufton përkrah ukrainasve në luftën me Rusinë, ndau të enjten një video në llogaritë e saj sociale që thuhet se tregon momentin e shkatërrimit të depove të municionit.
While Putin's army is destroying civilian homes, Legion artillerymen destroyed 2 ammunition depots of Putin's combat in Tetkino at once.
It burns beautifully. pic.twitter.com/jcDGJdshsJ
— "Liberty of Russia" Legion (@legion_svoboda) March 14, 2024
Grupi tha se magazinat ishin në fshatin Tetkino në Rusinë jugperëndimore.
“Ndërsa ushtria e Putinit po shkatërron shtëpitë e civilëve, artileritë e Legjionit shkatërruan dy depo municionesh të Putinit në Tetkino”, shkroi LSR në një postim krahas videos në X (ish-Twitter). “Po digjet bukur”.
LSR është një nga disa njësi paraushtarake vullnetare ruse që luftojnë në emër të ukrainasve kundër trupave të Moskës.
Grupi tha të martën se luftëtarët e tij, së bashku me anëtarët e grupit të milicisë së Korpusit Vullnetar Rus, kishin hyrë në territorin rus përmes rajoneve Belgorod dhe Kursk me automjete të blinduara.
Në mesazhin online, LSR tha se ishte “në sulm”.
LSR gjithashtu pretendoi kontrollin e plotë të fshatit Tyotkino të martën, megjithëse Newsweek shkruan se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët atë ditë se kishte shmangur sulmet nga “grupet terroriste ukrainase” në rajon.