“Po financon luftën”, Schwarzenegger akuzon rëndë Evropën

Ndalimi i importeve të naftës dhe gazit rus ishte një nga debatet e fundit brenda Bashkimit Evropian. Të gjitha vendet ranë dakord t’i jepnin fund eksporteve të hidrokarbureve dhe naftës së papërpunuar nga Moska, me përjashtim të Hungarisë, e cila përfundimisht e ndaloi marrëveshjen.

Nga Budapesti, kryeministri Viktor Orban e arsyetoi në këtë mënyrë refuzimin e tij për t’i dhënë fund varësisë nga gazi rus: “Embargoja e gazit do të ishte e paarsyeshme dhe do të falimentonte të gjithë Evropën”. Në të njëjtën situatë si vendi hungarez, ka vende të tjera evropiane si Gjermania apo Austria, vëllimi i importit të gazit rus i të cilave ishte më i madh se 40%. Danimarkës, Holandës, Finlandës, Bullgarisë dhe Polonisë, rusët i kanë ndërprerë furnizimin me gaz për shkak të refuzimit të tyre për të paguar me rubla.

Që nga nisja e luftës, Rusia ka fituar 100 miliardë dollarë nga shitja e naftës dhe gazit
Pavarësisht kësaj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zëra kritikë kundër Bashkimit Evropian. Njëri prej tyre është ai i Arnold Schwarzenegger. Aktori i famshëm, gjatë “Samitit Botëror të Austrisë” që u mbajt në Vjenë, akuzoi Evropën për financimin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, përmes blerjes së naftës ruse.

“Ne kemi gjak në duart tona sepse po financojmë luftën dhe duhet të ndalojmë së gënjyeri veten”, tha ai në një video-mesazh.

“1300 raketat që Rusia lëshoi ​​kundër Ukrainës në dy muajt e parë të luftës kushtuan 7,7 miliardë euro. Në të njëjtën kohë, Evropa i dërgon Rusisë 44 miliardë euro për karburant”, shtoi aktori veteran.

Evropian, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë udhëhequr dekretin e sanksioneve kundër ekonomisë ruse. Deri më tani, Brukseli ka ndaluar transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe Bankën Qendrore të Bjellorusisë, aksesin në sistemin SWIFT dhe financimin publik ose investimet në Rusi, si dhe sanksione të tjera në fusha të ndryshme.

Në energji, për shembull, importet ruse të qymyrit janë të ndaluara, ndërsa importet e naftës, pavarësisht ndalimit të tyre, kanë disa përjashtime për shkak të refuzimit të disa vendeve për t’i dhënë fund varësisë së tyre nga gazi rus. Investimet e reja në sektorin energjetik rus janë gjithashtu të ndaluara.