Erdogan ka njoftuar se linja ajrore kombëtare e Turqisë do të riemërohet Turkiye Hava Yollari, tani Turkish Airlines, si pjesë e përpjekjeve për ta bërë vendin e tij të njohur ndërkombëtarisht si Turkiye në vend të Turqisë.
Në fillim të këtij muaji, Ankaraja i dërgoi një letër Kombeve të Bashkuara, duke regjistruar zyrtarisht emrin e vendit në Turkiye, në vend të Turqi.
Turqia quhet Turkiye që nga viti 1923, kur shpalli pavarësinë.
Qeveria e Erdoganit beson se emri Turkiye përfaqëson më mirë kulturën dhe vlerat turke.
Nga ana tjetër, disa vëzhgues pohojnë se është një përpjekje për të ndarë emrin e vendit nga zogu i gjelit të detit, emri i të cilit në anglisht shkruhet “turkey”.
“Turqia nuk ekziston më. Kjo është Turkiye”, tha Erdogan.
Ai shtoi se Turkiye Hava Yollari do të shkruhet në avionët e Turkish Airlines në të ardhmen.
Kombet e Bashkuara dhe NATO kanë filluar zyrtarisht të përdorin emrin e ri të vendit dhe disa zyrtarë të rangut të lartë kanë folur “Turkiye” gjatë një vizite në Ankara.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…