Një ish-notar olimpik kërkohet në Turqi për “fyerje” të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan pasi ai së fundmi rezultoi me COVID-19.
Derya Büyükuncu shkroi në Twitter: “Ai kishte koronavirus dhe dëshiron lutje. Ne lutemi; mos u shqetësoni. Unë kam filluar të gatuaj 20 tenxhere me hallvë (një ëmbëlsirë që shërbehet tradicionalisht pas vdekjes). Do ta shpërndaj në të gjithë lagjen kur të vijë koha.”
Gjykatat turke kanë lëshuar gjithsej tetë urdhër-arreste, duke përfshirë edhe kampionin gjashtë herë Derya Büyükuncu.
Prokuroria e Stambollit njoftoi të hënën se urdhrat ishin pjesë e një hetimi për “mesazhe kriminale në rrjetet sociale”.
Erdogan kishte njoftuar të shtunën se ai dhe gruaja e tij po kalonin një formë “të lehtë” e koronavirusit. Presidenti 67-vjeçar deklaroi se do të punonte nga shtëpia dhe ka marrë mesazhe nga disa liderë botërorë.
Por autoritetet kanë hetuar gjithashtu disa postime në internet që ishin tallur me infektimin e Erdoganit. Deri më tani janë arrestuar katër persona.
Büyükuncu, një notar në shpinë dhe flutur, u zbulua se kishte postuar komente fyese në mediat sociale, thonë prokurorët.
Autoritetet turke kanë hapur më shumë se 160,000 hetime për ofendime që kur Erdogan u bë president në vitin 2014. Më shumë se 3,600 njerëz janë dënuar sipas ligjit të diskutueshëm.
“Është detyra jonë të mbrojmë respektin e zyrës sime, të presidencës”, ka thënë më parë Erdoğan, “nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes”.
Presidenti turk ka kërkuar gjithashtu që të merren masa kundër përmbajtjes mediatike që konsiderohet në kundërshtim me “vlerat themelore” të vendit.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Ankaranë, duke deklaruar se një ligj që ndalon fyerjet ndaj presidentit cenon lirinë e shprehjes.