Në mediat sociale është kthyer në një trend tashmë që të rinjtë vihen në kërkim të thesareve, kërkime, të cilat i filmojnë dhe i postojnë edhe në rrjetet sociale.
Por, nga gropa e hapur doli diçka krejt tjetër, ndoshta edhe më e pasur se ndonjë thesar. Bëhej fjalë për një arkë të kohës së Perandorisë Osmane, në të cilën u gjet brenda një armë, hekur qymyrguri dhe disa bizhuteri.
Të gjitha ishin të futura brenda valixhes së pajës, që mendohet se i përkiste një vajze të re të asaj kohe, në prag martese.