POLITIKE

“Po ministresh, i kam vërtetë duart me gjak”, Hisen Berisha i tregon Haxhiut një video të luftës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, ministrja duhet t’i tregojë shqiptarëve cilin nga këto viktimat e tij, ka mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?

“Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara. Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?

Si institucionalist, i ndërtuar mbi patriotizmin shtetëror e kushtetues, njeri i ligjit e diciplinës ushrarake, luftëtarë për liri, drejtësi e demokraci, u impenjova sinqerisht ta shfaq shqetësimin qytetarë për të vëndosur drejtësi për vëllezërit Dehari, Arbenin e Monin, si dhe të gjitha vrasjet enigmë të pas luftës. Por, më befasoi për keq reagimi tejet indikativ, reagimi aq i ashpër ndaj interesimit tim, i ministrës znj. Albulena Haxhiu.

Kjo po më qon në dilemën a mos vallë kjo ka gisht në të gjitha dhe a ka gisht në mbylljen e rastit terrorist në gjykatë?! Sepse dihet se këto raste nuk kanë epilog aq të shpejtë.

Sjellja histerike e ministres, tregon se diku po ju dhemb e vërteta!?

Por, kjo situatë e pa dëshirueshme që krijoi preokupimi im i sinqertë, nga respekti për prindërit e dy të rinjëve Dehari, qoftë baba Avni i heshtur në kuvend, qoftë nana Xhemile, në studiot e pa mëshirshme televizive, më befasoj për keq, me reagimet dhe fjalët e pa matura e të rrezikshme për ligjshmërinë dhe demokracinë.

Deklarimet e sotme dhe ato të më hershme si dhe veprimet në raport me procesin e hetimit, prokurorinë dhe fjalen e lirë në kuvendin e Republikës, ma përforcojnë vlerësimin tim se “neokomunizmi që po provojnë të instalojnë kjo nomenklaturë debatikasish, është rrezik më i lartë se mundësia e një sulmi nga Serbia”.

Deklarimi i ministres së drejtësisë se, “duhet me jau ndalu me ligj me fol per vellezerit Dehari këtu” tregon se çfarë synojnë këta.

Pra, u pa që synojnë me ua mbyll gojën qytetarëve edhe deputetëve, të kërkojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të vëndoset drejtësi. Njejtë kështu reagoi kjo ministre e dyshimtë, edhe ndaj prokurorit, duke i thënë: “hek dor sa është heret”!

Dua ta bëj të dutur se Hisen Berishës, nuk ka mujt as Millosheviqi me ushtrinë e tij nën udhëheqjen e pesë Gjeneralëve, t’ia ndal gojën, as fjalën, e s’do të mundet askush, as ju që as historin e Kosovës nuk e dini, e perzieni me atë të Serbis.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago