FBI-ja ka arrestuar një afgan, i cili po planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve që synonte turma të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Kjo u njoftua nga Departamenti i Drejtësisë, sipas të cilit, i dyshuari ishte frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik.
Sipas prokurorëve, i dyshuari është 27-vjeçari Nasir Ahmad Tawhedi, shtetas i Afganistanit me banim në Oklahoma City.
I riu afgan u tha hetuesve pas arrestimit të tij se ai kishte planifikuar që sulmi i tij të përkonte me ditën e zgjedhjeve muajin e ardhshëm dhe se ai dhe një bashkëpunëtor i mitur do të vdisnin si dëshmorë, lexohet në dokumentet e akuzës.
“Ky i pandehur, i motivuar nga ISIS, dyshohet se ka komplotuar për të kryer një sulm të dhunshëm, në ditën e zgjedhjeve, këtu në atdheun tonë”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray në një deklaratë të martën.
Nasir Ahmad Tawhedi, i cili hyri në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 me një vizë të veçantë imigrimi, kishte ndërmarrë hapa në javët e fundit për të çuar përpara planet e tij të sulmit, duke përfshirë porositjen e pushkëve AK-47, shitjen e pasurive të familjes së tij dhe blerjen e biletave për gruan dhe fëmijën e tij për udhëtim drejt Afganistanit.
Ndaj tij u ngritën akuza për komplot dhe përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…