Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku rojet e sigurisë në Izmir kanë goditur një modele teksa ajo ishte me pushime.
Bëhet fjalë për modelen e njohur ukrainese Daria Kyryliuk, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se është rahur brutalisht në Izmir.
Postimi i modeles ne Instagram.
Nga fotoja që ajo ka publikuar shihet qartë shenjat e dhunës në fytyrë, ndërsa ka shkruar krahas fotos: Nuk mund të hesht pasi dua të tregoj historinë se çfarë më ndodhi mua, të dashurit tim dhe grupit tonë. Ne u goditëm nga siguria e plazhit ‘Momo beach’ ( Çesme, Turqi). Katër vajzat u grushtuan në fytyrë ( përfshirë dhe mua) ndërsa djemtë u lënduan keq. Raportuam në mënyrë të detajuar në polici. Nuk duhet të mbyllim sytë nga ajo që na ndodhi dhe të ndalemi përballë dhunës ndaj gruas. Ju kërkoj miqve të mi që ta shpërndajnë sa më shumë këtë histori.