Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar me vendim të të formës së prerë për mashtrimin me subvencione që kapin shumën mbi 25 mijë euro.
Lajmin për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Arifit, e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se i dënuari E.A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pa bazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar Urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, ka thënë Gashi.
Deputeti Etem Arifi është dashur që më 9 mars të paraqitej ne qendrën për vuajtje të dënimit, mirëpo gjendja shëndetësore e të njëjtit kishte bërë që Gjykata e Prishtinës të shtyjë 2 herë me nga 2 muaj ekzekutimin e dënimit
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…