48 emigrantë, shumica prej të cilëve meshkuj shqiptarë, janë shpëtuar këtë pasdite në ujërat pranë Francës nga autoritetet detare vendase, teksa po përpiqeshin të kalonin kanalin e La Manshit për të mbërritur në Angli.
Sipas medias franceze “francetvinfo.fr”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:15 të mëngjesit në zonën “Baie de Somme”, disa kilometra larg Kales (Calais), pikës më famëkeqe të kalimit të emigrantëve të paligjshëm.
Sipas autoriteteve franceze, të cituara nga media në fjalë, në bord të varkës që shfaqi probleme ishin 48 persona, pjesa më e madhe shqiptarë dhe meshkuj, ndërsa në bord kishte edhe një grua dhe tre fëmijë. Operacioni ka zgjatur për disa orë dhe varka refugjatët janë kthyer në port në orën 10:00 të mëngjesit.
Rruga detare në kanalin e La Manshit është e preferuara e emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë të arrijnë në Angli. Sipas BBC, në vitin 2021, 30 mijë persona kanë arritur të kalojnë me sukses dhe të futen në Mbretërinë e Bashkuar. Në gjysmën e parë të këtij viti, 14 mijë persona janë futur përmes La Manshit në ishull, shifër që parashikohet të arrijë në 60 mijë deri në fund të vitit.