Një gazetare shtatzënë ne Jemen humbi jetën nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur poshtë makinës së saj e të aktivizuar pikërisht në kohën kur Rasha Abdullah al-Harazi po shkonte në spital për të lindur fëmijën.
Në automjet ndodhej dhe bashkëshorti, Mahmoud Ameen al-Atmy, i cili është gjithashtu reporter. Ndonëse mbeti i plagosur rëndë, burri arriti t`’i mbijetonte atentatit, që shkatërroi nga ana tjetër familjen e tij.
Sindikata e gazetarëve në Jemen reagoi ndaj ngjarjes së rëndë, duke e cilësuar “një krim të paprecedent, ndërsa shprehu frikën se ky episod mund të shërbejë si tregues i një faze të re e të dhunshme shënjestrimi të gazetarëve ne vend”.
Fuqia e lëndës plasëse e shkatërroi krejtësisht pjesën e përparme të makinës.
Kanali televiziv Al Arabiya, në pronësi të sauditëve, pohoi se bashkëshorti i gazetares punon për të si reporter.
Qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, është e përfshirë në një luftë disa vjecare me rebelet Huthi të përkrahur nga Irani, të cilet janë aktivë në pothuajse të gjithë vendin.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…